‘M’u këputën krahët, më kishte pikë të dobët!’ Paloma rrëfehet mes lotësh: E humba motrën 10 vite më parë

‘M’u këputën krahët, më kishte pikë të dobët!’ Paloma rrëfehet mes lotësh: E humba motrën 10 vite më parë

Paloma

Paloma ka rrëfyer mes lotësh humbjen e motrës së saj, e cila ndërroi jetë 10 vite më parë.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma zbuloi se që kur motra e saj u nda nga jeta, Paloma nuk pati më shtysë të madhe për karrierën e saj

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët”, tha gazetarja

“Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve”, vijoi Paloma.

Më tej, ajo zbuloi edhe amanetin e Brunës

“Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”, ishte mesazhi i Palomës për të ëmën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë