Muaji i hapur i vaksinimit, Braçe apel qytetarëve: Një i ardhur të jetë i infektuar ndodh gjëma! Mos ki frikë, shko bëj vaksinën

Muaji i hapur i vaksinimit, Braçe apel qytetarëve: Një i ardhur të jetë i infektuar ndodh gjëma! Mos ki frikë, shko bëj vaksinën

Erion Braçe

Vijon dita e dytë e vaksinimit të hapur të grupmoshës +18. Zv/kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve të bëjnë vaksinën në javën e hapur të vaksinimit. Ndërsa ka publikuar shifrat e qytetarëve që kanë marrë vaksinën deri më tani në Lushnje e Divjakë, Braçe u bërë thirrje atyre të marrin dozën e dytë.  Ai shprehet se mjafton një i ardhur i infektuar dhe në Divjakë ndodh gjëma. Aty prodhohet e tregtohet dhe kontaktet janë masive thotë Braçe.

“Mos ki frikë! Çohu e shkoj bëj vaksinën! Doza e dytë është jetike, thjesht doza e parë nuk të mbron! Nga 15 mars 2021 deri më 31 korrik 2021, në bashkitë Lushnje e Divjakë janë bërë 58 204 vaksina. Në Lushnje 36355 vaksinime: Doza të para 17304, doza të dyta 19501. Në Divjakë 21849 vaksinime: Doza të para 15030, doza të dyta 6819. Siç e shihni kemi probleme në Divjakë. Njerëzit duhet të bëjnë dozën e dytë patjetër!  Vetem me dozen e pare mbrojtja imunitare nuk eshte e garantuar!

Duhet ta besh dozen e dy patjeter! Nderkohe ti qe nuk e ke bere as dozen e pare akoma, pavaresisht moshes, Çohu, shko e beje! Mos e neglizho duke menduar se fshat eshte, i izoluar e pa kontakte; Divjaka e gjithe nuk eshte e izoluar! Ku prodhohet e tregetohet kontaktet jane masive!Mjafton nje i ardhur te jete i infektuar dhe ndodh gjema! A e mbani mend tetor 2020-mars 2021 ne Kemishtaj, Mertish, Mize, Xeng, Divjake, Cerme Sektor, Cerme e Siperme, Grabian me infektime e vdekje? Pa vaksine rrezikojme te njejtin tmerr mes te pa vaksinuarve!”, shkruan Braçe.

50 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë ditën e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza', duke e çuar kështu në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fshatar divjake: 02/08/2021 14:55

    me mendte e ketij une nuk vete as ne hale!

    Përgjigju
    • Xhuxhi: 02/08/2021 18:03

      Te kishte mend ky, hallall. Ketyre u jane errur syte nga pushteti dhe nuk dine cfare flasin.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona