“Muaji i letërsisë”, artistët e vegjël këngë dhe recitime në QKF (VIDEO)

Me tinguj këngësh, recitime dhe atmosferën e gëzueshme të fëmijëve. Kështu erdhi aktiviteti përmbyllës në kuadër të Muajit të Leximit dhe Librit në qendrën Kulturore të fëmijëve në Tiranë.

Nën kujdesin e regjisores Esi Kame artistët e vegjël  sollën interpretime këngësh dhe recitime të ndryshme në poezi duke sjellë një atmosferë të vërtetë festive për të gjithë të ftuarit.

Ardhur në formë sensibilizimi për nxitjen e marrëdhënies së lexuesve të vegjël me Librin, fëmijë të moshave të ndryshme iu bashkuan aktivitetit, që organizohet në kuadër të Tetorit të librit të shpallur nga Ministria e Kulturës në nderim të figurave të shkrimtarëve të mëdhenj të gjuhës shqipe si  Gjergj Fishta, Dritëro Agolli dhe Migjeni.

Tetori, Muaji i Letërsisë në Shqipëri i paraprin edhe Panairit të Librit në nëntor, i cili pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë do të vijë sivjet përgjatë pesë ditëve nga data 17 nëntor deri më 21 Nëntor 2021 nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Pallatin e Kongreseve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë