Muaji shkurt me reshje e diell
temperaturat deri në 28 gradë

Muaji shkurt me reshje e diell<br />temperaturat deri në 28 gradë
TIRANE - Dy javët e mbetura të muajit shkurt do të shoqërohen nga reshje të dendura shiu, por meteorologët parashikojnë edhe rritje të ndjeshme të temperaturave në ditë të caktuara.

Sipas tyre, do të ketë ditë që reshjet e shiut do të jenë të shumta, por do ketë edhe të tjera ku temperaturat do të arrijnë deri në 28 gradë celcius, e pazakontë kjo për muajin e ftohtë të shkurtit.
 
Konkretisht, deri në mes të kësaj jave zonat malore do të shoqërohen hera herës me reshje, por zonat e ulëta do të kenë kthjellime dhe temperatura të larta ndërkohë që dita e enjte dhe e premte do të kenë vranësira dhe reshje shiu.
 
Sa i takon fundjavës, rrezet diellit do të jenë më të forta, ndërkohë që era që do të fryjë do të jetë e fortë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator