‘Muhabet kënete...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës, për një nga fjalimet me ‘sakrifica, padrejtësi dhe mangësi’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme (20 mars) me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha.

Me një pamje të tre bufave, kreu i mazhorancës i ka vënë në sfond pjesë nga një fjalim i radhës i Berishës, ku flet për “sakrifica, padrejtësi dhe mangësi”.

Shefi i qeverisë socialiste e ka përshkruar këtë episod të radhës me batutën: “Muhabet kënete...”.

Teksa në sfond është edhe pjesa e fjalimit të Berishës:

“Kam ndjeshmëri të veçantë për sakrificën, privacionin, padrejtësinë... të trija së bashku. Por mos na errësojnë mangësitë, atë ç’ka kemi para, përpara kemi një shans të vërtetë...”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Trump uron besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit: Ardhtë pranvera me një frymë të re shprese dhe optimizmi

Trump uron besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit: Ardhtë pranvera me një frymë të re shprese dhe optimizmi