“Kokaina nga Ekuadori dhe Kolumbia” e cila po vjen në Shqipëri ishte temë e emisionit “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, në
Report Tv. Drejtori i Informacionit të
Report Tv, Muhamed Veliu dha një detaj të ri, kur tha se ngarkesa e fundit e tërhequr nga Arbri-Garden në Portin e Durrësit ka qenë në datën 9 shkurt.
Veliu tha se ka qenë një ngarkesë me banane, ajo e cila është tërhequr nga Arbri-Garden. Ndërsa 10 ditë më pas, pikërisht në datën 19 shkurt, në Portin e Durrësit mbërrin një tjetër kontejner nga Kolumbia, e porositur nga Arbri-Garden nën kamuflazhin e 20 ton banane, në dyshemenë e dyfishtë të cilit u gjet edhe sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar, prej 613 kg.
“Ngarkesa e fundit e Arbri-Garden, përpara se të kapeshin 613 kg kanabis, ka qenë në datën 9 shkurt 2018, një kontejner i ngarkuar me banane. Ka qenë i nisur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në Durrës në 9 shkurt ku edhe është marrë nga përfaqësuesit e kompanisë.
Rreth 10 ditë më pas mbërrin edhe kontejneriar gjithashtu me banane, por në dyshemenë e dyfishtë të të cilit u gjet edhe sasia e rekord e kokainës”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.
Për sasinë rekord të kokainës së kapur në Portin e Durrësit janë arrestuar dy persona Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, i pari administrator dhe i dyti shofer i kompanisë Arbri-Garden. Në kërkim është shpallur pronari Arbër Çekaj i cili mësohet se ndodhet në Gjermani.
Ndërkaq, gazetari Muhamed Veliu theksoi edhe një detaj tjetër sa i takon rritjes së trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë. Sipas tij, drejt Ekuadorit dhe Republikës Domenikane po shkojnë mjaft shqiptarë dhe një pjesë e mirë e tyre merren me trafikun e drogave të forta. Madje në Ekuador janë kryer edhe dy atentate me armë zjarri ndaj shqiptarëve.
Një ditë më parë Report Tv raportoi se policia ekuadoriane kishte ndaluar dy shqiptarë të cilët kishin fshehur në valixhe një shumë parash prej 350 mijë euro, të cilat u janë sekuestruar. Burimi i këtyre parave dyshohet nga trafiku i kokainës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26