Idrizi e cilësoi Dulen si ‘zëdhënës të Agimit të Artë’, ndërsa ironizoi edhe Tahirin, duke shtuar se ai në këto zgjedhje se do dalë i humbur.
Mes të tjerash kreu i PDIU-së i bëri thirrje Tahirit që të heqë dorë nga gara, pasi do jetë më i nderuar.
“Vangjel Dule zëdhënësi i agimit të artë. I cili kur deputetët në Kuvend ngriheshin në këmbë, ai denjonte që të ngrihen. Unë i bëj thirrje Dashamirit që të vijë në shtëpinë e vet se nuk i ka hije. Nuk del i pesti në PD.
Për ke do i kërkoj votat për Dule çamin? Atyre që e kanë bërë këtë listë, t’ju vijë turp. Ik nga ajo listë Dashamir Tahiri, se do jesh i nderuar, nga ne dhe nga gjithë çamët”, tha Idrizi.
Thirrje Dashamir Tahirit i bëri edhe Tahir Muhedini.
"Lere Vangjel Dulen dhe kthehu në shtëpinë tënde. Çamët nuk mund të votojnë për Dulen", ishte thirrja e Muhedinit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com