Muhedini: Rama s'ka respektuar
marrëveshjen, do mbajmë qëndrim

Muhedini: Rama s'ka respektuar<br />marrëveshjen, do mbajmë qëndrim
Deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet, Tahir Muhedini ka deklaruar në studion e Report TV se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet e saj për marrëveshjen që ka me PDIU dhe se kjo e fundit do të ketë qëndrimet e saj, nëse vijon kjo situatë.

Kursi i PDIU në të ardhmen do të jetë ai që ka qenë. Kemi program të qartë, ne na imponon programi që kemi, pasi në themel kemi çështjen kombëtare dhe atë të Çamërisë. Ne duhet të jemi bashkë, të majtë e të djathtë brenda nesh.Ne kemi qenë korrekt me mazhorancën, tani e ka radhën mazhoranca që të tregohet korrekte. Marrëveshja me mazhorancën duhet zbatuar. Ne jemi korrekt dhe votojmë ligjet e mazhorancës. Mazhoranca nuk është korrekte me marrëveshjen me forcën tonë. Nëse nuk mbyllet marrëveshja, do kemi qëndrimet tona” tha Muhedini.
 
Muhedini duke u ndalur tek zgjedhjet të cilat PDIU po zhvillon sot për kryetarin e ri të kësaj force politike, por edhe kryetarët e rinj në rrethe, tha se, këto zgjdhje janë një model për politikën shqiptare dhe se kandidatura e Halil Hysenit është një kandidaturë e shkëlqyer me një platformë dinjitoze.
 
Platforma e kandidatit Halil Hyseni është dinjitoze. Procesi i votimit ka nisur pas një turi takimesh në të gjithë vendin. Dy kandidatët bënë takimet me anëtarësinë e bazës. Zgjedhjet do bëhen për kryetarin e PDIU-s dhe kryetarët e partisë në rrethe. Jam befasuar para dy ditësh për platformën dhe paraqitjen e z.Hyseni. Hyseni ka paraqitur një platformë shumë serioze. Ky model bëhet për herë të parë në Shqipëri” shtoi ai.

Sakaq, ai shtoi se, pas zgjedhjeve të vitit 2011 PDIU është rritur , duke treguar se është një forcë politike serioze.

PDIU është rritur në një mënyrë krejt të habitshme pas zgjedhjeve të 2011. Axhenda e çështjes çame është në axhendën e politikës shqiptare dhe të çështjeve të jashtme. PDIU gjithmonë ka luajtur në krahun pozitiv” tha Muhedini.

Lidhur me çështjen e Reformës në Drejtësi, ai theksoi se deputetët e PDIU janë të gatshëm që ta votojnë menjëherë, pasi vendi duhet që të ecë përpara.

Ne jemi të gatshëm që të bëhet Reforma në Drejtësi, janë PD e PS që janë kryesore që duhet të ulen e të vendosin. Reforma në Drejtësi ka një PO të madhe nga ne” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës