Mula,Llapaj e Tukiçi,koncert me
Orkestrën Simfonike të Nju Jorkut
Më 26 mars të këtij viti do të bashkohen orkestrimet e pianistit virtuoz shqiptar Genc Tukiçi dhe zëri sopranos së famshme Inva Mula në një koncert që do të mbahet në Town Hall, në Nju Jork të Amerikës.
Më 26 mars të këtij viti do të bashkohen orkestrimet e pianistit virtuoz shqiptar Genc Tukiçi dhe zëri sopranos së famshme Inva Mula në një koncert që do të mbahet në Town Hall, në Nju Jork të Amerikës. Tukiçi ka përzgjedhur orkestrimet e këngëve më të bukura patriotike shqiptare.
“Në këtë koncert do të jemi të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me Orkestrën Simfonike të Nju Jorkut”, pohon Tukiçi. Sipas Tukiçit është herët të jepen më shumë detaje për koncertin, “por pritet që së shpejti edhe biletat të dalin në shitje për këtë koncert shqiptar në qendër të kontinentit tjetër”. Town Hall është hapësirë me kapacitet prej 2 mijë personash.
Tukiçi, pianist e kompozitor shqiptar, ndonëse jeton dhe punon prej 25 vitesh në Paris, shprehet se lidhjet shpirtërore dhe profesionale me Shqipërinë nuk i ka shkëputur. Këtë e dëshmojnë të gjitha veprimtaritë artistike, në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës, duke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të artit shqiptar dhe ka pasur shumë bashkëpunime të tjera me Inva Mulën. Edhe sopranoja e njohur Inva Mula gjatë vitit që shkoi ka pasur aktivitete në Shqipëri, me ngjitjen në skenë të operas “Pagliaçi”, ku kontribuoi edhe si regjisore, dhe në Kosovë me interpretimin e “Himnit të Nënë Terezës”. Ndërsa Bujar LLapaj pas shumë aktiviteve në orkestrat prestigjioze të botës, ka bashkëpunuar edhe me orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34.5%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.8%
Vota total: 6589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten; konkurrohen nga importet
6 Gusht, 07:48
-
Ja kur hapet qendra për emigrantët në Gjadër! ‘La Repubblica’ zbulon detaje, kontingjent dhe staf prej 500 policë
6 Gusht, 07:43
-
Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për sot
6 Gusht, 07:38
-
Pesë ushtarë amerikanë plagosen në një sulm ndaj një baze në Irak
6 Gusht, 07:32
-
Ju pret një surprizë e bukur... Ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
6 Gusht, 07:14
-
Nikoll Lesi: Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”, o Sali
6 Gusht, 07:11
-
Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin
5 Gusht, 22:59
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01