Vetingu provoi se mungesa e besimit të publikut tek drejtësia, ishte e justifikuar.
Gjatë një tryezë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me temë gjetjet e raporteve të monitorimit të realizuara nga KShH, sa i takon vendimmarrjes së organeve të vettingut, kryetarja e Kolegjit të Apelimit
Natasha Mulaj u shpreh se procesi i vetingut mbetet padyshim një nga hapat më të rëndësishme të reformës në sistemin të drejtësisë.

Sipas Mulajt, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është gjithashtu një nga inicitivat më të mbeshtetura nga ndërkombëtarët, politika dhe shoqëria në tërësi.
"Ky mekanizëm gjatë funksionimit të tij nxori në pah problemet e mëdha përsa i përket pasurisë së pajustifikuar, figurës ashtu dhe mangësive të theksuara lidhur me anën profesionale të subjekteve të analizuara.
Shumë përfaqesues të drejtësisë të përjashtuar nga sistemi, vërtetuan se mungesa e besimit të qytetarëve tek sistemi ynë i drejteësisë ishte i justifikuar dhe se problemet kishin të bënin më së shumti me individët dhe jo me kuadrin ligjor", tha kryetarja e KPA-së.
Sipas saj, nga ana tjetër, vetingu është deshmi reale se në vend ka dhe gjyqtarë dhe prokurorë me integritet dhe ky sigurisht qe është një lajm i mirë.
"Ky proces ka sjellë rezultate të konsiderueshme në drejtim të pastrimit të sistemit gjyqësor, nga gjyqtarë apo prokurorë me probleme në një apo disa kritere si pasuria, figura dhe aftësitë profesionale", u shpreh Mulaj.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i vetmi organ gjyqësor i procesit, ushtron detyrën dhe përgjegjësitë e tij bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni.
Deri në fund të 2019-ës, KPA ka shpallur 46 vendime të formës së prerë.
/Shqiptarja.comKomente

