TIRANE- Lideri afgan i talebanëve Mullah Omar ka thënë se luftëtarët e tij nuk do të kërkojnë për të monopolizuar pushtetin kur trupat e huaja të tërhiqen nga Afganistani vitin e ardhshëm.
 
Në një fjalim para festës së Bajramit, ai tha se talebanët do të përpiqen të arrijnë një mirëkuptim me popullin afgan për një "qeveri gjithëpërfshirëse të bazuar në parimet islame".
 
Omar përsëriti gjithashtu përbuzjen e tij për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë planifikuar për vitin e ardhshëm.
 
Ai jeton i fshehur që pas sulmit të 11 shtatorit dhe mbi kokën e tij është vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarë.
 
Një korrespondente e BBC-së në Kabul thotë se “deklarata e Omarit ka qenë përshkruar si e vërtetë nga analistët”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)