Multivitaminat dhe suplementet ushqimore, farmacistja në ‘Rreze Dielli’: Ja rastet kur duhet ti marrim

Të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme është e rëndësishme në çdo fazë të jetës, por veçanërisht pas moshës 40 vjeç, duhet të bëhemi edhe më të kujdesshëm për të luftuar një sërë sëmundjesh apo problemesh që janë të lidhura me moshën. Për këtë na vijnë në ndihmë dhe një sërë suplementesh ushqimore apo siç njihen në gjuhën e përditshme, multivitaminat. Farmacistja Arjola Çelaj e ftuar në emisionin Rreze Dielli, tregon rastet kur duhet të fillojmë të marrim këto suplemente shtesë

Vitaminat duke qenë se nuk sintetizohen nga organizmi i njeriut është e nevojshme që të merren nga bota bimore ose shtazore. 2-3 vitamina sintetizohen, p.sh vitaminna D në prani të rrezeve të diellit, ose një vitaminë B, por edhe këto në doza shumë të vogla dhe duhet të merren akoma. Psh fëmijët e vegjël nuk kanë disa baktere që sintetizojnë vitaminën K. Ata detyrohen që të marrin që në ditët e para të lindjes suplemente me pika të vitaminës K. Shumë vitamina duhet të merren nga jashtë. Trupi ynë pranon dhe përpunon më mirë vitaminat që merren nga ushqimet, më shumë se sa nga suplementet në formë tabletash, shurupesh,  pilulash. Megjithatë në rast se dieta ushqimore është e tillë që nuk i plotëson , ose statusi i pacientit është i tillë që vuan nga një sëmundje, ka kaluar një farë moshe, metabolizmi nuk është më i njëjtë, atëherë duhet të merren nga jashtë me anë të suplementeve.

Arlola Çelaj, farmaciste

Farmacistja Arjola Çelaj në studion e Rreze Dielli

Mosha 40-vjeçare është një pika e vërtetë kthesë për jsetën e njerëzve. Ndaj kjo është një prej periudhave ku marrja e vitaminave është shumë e këshillueshme sidomos tek gratë.

Pas menopauzës gratë, zakonisht pas moshës 40 vjeçare pësojnë ndryshime trupore. Këto manifestohen me sëmundje të ndryshme si hipertension, problem me gjakun, probleme me gjumin, me stresin dhe i duhet të marrin vitamina që të superojnë dhe të menaxhojnë më mirë dietën e tyre. Në të njëjtën kohë edhe kockat pësojnë ndryshime. Më shumë humbet kalçium se sa prodhohet, kështu që është i detyruar marrja e kalçiumit nga jashtë.

Arjola Çelaj, farmaciste

Farmacistja Arjola Çelaj në studion e Rreze Dielli

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet