Mumja 2 mijë vjecare
me tumor në prostatë

Mumja 2 mijë vjecare<br />me tumor në prostatë
Studiuesit kanë diagnostikuar rastin më të vjetër në Egjipt të tumorit të prostatës dhe rastin e dytë më të vjetër në histori. Sëmundja është diagnostikuar në një mumje dy mijë vjecare, që me sa duket ka vdekur rreth moshës 51 deri në 60 vjec.

Tumori i prostatës një nga llojet e sëmundjeve moderne, duke se ka prekur Egjiptjanët që para 2500 vitesh. Mumja e kataloguar si “M1”, gjendet në muzeun kombëtar arkeologjik të Lisbonës dhe duket se ka jetuar në vitet 285 dhe 30 para erës sonë.

Studiuesit e nënshtruan mumjen në një ekzaminim të thellë radiologjik me anë të një sakneri MDCT (Multi detector computerized tomography). Makina e vecantë prodhoi imazhe të një cilësie të lartë dhe lejoi studiuesit të ekzaminonin në detaj mumjen.

Mumja po ekzaminohej për dëmtime, të cilat do të duhej të sistemoheshin nga një grup tjetër pune. Por surpriza erdhi kur studiuesit kontrolluan pjesën lumbare të mumjes, ku gjetën shenja të një tumori të prostatës.

Ky është rasti më i vjetër i një tumori në Egjiptin antik dhe rasti i dytë më i vjetër në histori. Rasti më i vjetër është zbuluar në skeletin e një mumje 2700 vjecare në zonën e Siberisë jugore.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari