Mundësi për të ndaluar gjakderdhjen
në Siri, Assad pranon armëpushimin

Mundësi për të ndaluar gjakderdhjen<br />në Siri, Assad pranon armëpushimin
Ministria e Jashtme e Sirisë ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por ka paralajmëruar se regjimi do ta shkelë atë, nëse grupet e armatosura e përdorin për të forcuar pozicionet e tyre.
 
Armëpushimi, i cili nuk përfshin sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, pritet të nisë më 27 shkurt.
 
Opozita ka kushtëzuar respektimin e armëpushimit me heqjen e rrethimeve nga forcat qeveritare, me ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve, me lirimin e të burgosurve nga Damasku dhe me shpërndarjen e ndihmave humanitare.
 
 “Kjo është një mundësi reale për të ndaluar gjakderdhjen “, ka komentuar presideti rus Vladimir Putin, pas një bisede telefonike me liderin amerikan Barack Obama.
 
“Ka ardhur momenti që të lehtësojmë vuajtjet e popullit sirian, nxitjen e procesit politik të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe të përqendrohemi në mundjen e ISIS”, është shprehur nga ana tjetër presidenti amerikan Barack Obama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)