Mundësitë të reja për
punësim, si mund të aplikoni
Qeveria shqiptare ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017.
Qeveria shqiptare ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017.
Sipas vendimit të qeverisë që është botuar në Fletoren Zyrtare, këtë vit numri do të jetë 2.225 punonjës. 2.025 punonjës do të jenë me kontratë të përkohshme, ndërsa 200 do të jenë praktikantë. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore.
Sipas listës, rezulton se numrin më të lartë të punonjësve me kontratë e kanë Drejtoria e Tatimeve dhe Agjencia e Legalizimeve.
Për t’u bërë pjesë e administratës publike, aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.
Janë shtatë dokumente bazë që duhet të dorëzohen për t’u bërë pjesë e administratës publike. Ndërkohë, 200 vende pune janë për praktikantë, të cilët do të punësohen pranë institucioneve shtetërore.
Punësime të reja do të ketë edhe në spitale. Sipas vendimit përjashtimisht, pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesave për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të Duhan-Cigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ku për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës.
Punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instruktorët e qendrave të Formimit Profesional si dhe mësuesit në dispozicion, në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional, nuk përfshihen në këtë vendim.
Për mundësi punësimi mund të klikoni në linkun: http:// www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezimemanuale.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54%
-
Të gabuar
41.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 13945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën
28 Shtator, 14:56
-
Dosja Babale/ Ervin Salianji në burgun e Fierit! Avokatët s’kërkuan dënim alternativ, presin vendimin e arsyetuar për të bërë rekurs
28 Shtator, 14:55
-
Lajmet për vrasjen e Nasrallah, Irani reagon: Gati për të dërguar trupa në Liban si më 1981, kemi nisur regjistrimet!
28 Shtator, 14:45
-
Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan (VIDEO)
28 Shtator, 14:29
-
Monika Kryemadhi në gjurmët e Ilirit, pas dënimit të Salianjit i futet palestrës: Më e fortë se dy javë më parë!
28 Shtator, 14:14
-
Salianji në burg, Berisha nuk i heq titullin 'drejtues qarku i Elbasanit': Pas 6 tetorit PD kalon vetëm në sulm! Përsërit kërkesën për qeveri teknike
28 Shtator, 14:11
-
Televizioni i Hezbollah e konfirmon, transmeton vargje nga Kurani: Nasrallah i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë!
28 Shtator, 14:00
-
Rama nga SHBA mesazh Iranit: Nuk dorëzojmë muxhahedët, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë
28 Shtator, 13:49
-
Lajçak takohet me Osmanin në Nju Jork: I çmoj rekomandimet e presidentes kosovare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit!
28 Shtator, 13:40
-
Historia e rrallë e familjes në Gjegjan të Pukës! Mrika Prendi: Në regjimin komunist ruajtëm në trarët e shtëpisë Ungjillin e Shenjtë
28 Shtator, 13:34
-
Pezë Helmes/ 28 vjeçarit i gjejnë arsenal armësh e parcelë me kanabis, arrestohet (FOTO)
28 Shtator, 13:28
-
Festivali i Serenatave, emblemat e muzikës korçare performojnë sonte te Pazari i Vjetër
28 Shtator, 13:20