Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Të premten mund të keni takime interesante. Historia e mëparshme duket se nuk është më në mendjen tuaj. Në punë mund të ketë disa keqkuptime.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Mund të jeni në tension me partnerin, por përpiquni të qëndroni të qetë. Nga ana tjetër në punë duhet të merrni masa për çdo të papritur.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Të premten mund të jeni pak të nevrikosur, ndaj përpiquni të distancoheni nga njerëzit që ju acarojnë. Në punë, keni dëshirë të madhe për të ndryshuar gjithçka, nuk ndiheni të kënaqur për atë që bëni.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Në dashuri, nëse keni pasur diskutime, gjithçka mund të zgjidhet. Nga ana tjetër, ata që janë në kontakt me njerëzit do të kenë një ditë të këndshme.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në dashuri është një periudhë e veçantë, por beqarët ndihen mjaft konfuzë. Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të numëroni deri në dhjetë përpara se të flisni.Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Në dashuri, nëse jeni beqarë do të keni mundësi për të krijuar lidhje me një person të shenjës së Gaforres, Peshqve ose Akrepit. Në punë, do të ketë përmirësime pas disa kohësh që qëndronit në një vend.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi, por shkoni në vendet e duhura pasi mund të njihni dikë që ju tërheq. Nga ana tjetër, disa mundësi të mira po vijnë në punë, dërgoni CV-në tuaj!
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Në dashuri ka shumë tension të premten, yjet ju sugjerojnë të tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mos bini pre e provokimeve të panevojshme.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos jeni impulsivë. Në punë, do të ndiheni të lodhur.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri nëse jeni beqar, bëni një hap drejt dikujt që pëlqeni. Në punë, nga ana tjetër keni më shumë energji, shfrytëzojeni sa më shumë për të arritur objektivat.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri të premten ju karakterizon një impuls emocional. Në punë, do të arrini të tërhiqni njerëz që mund t’ju ndihmojnë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri, mund të keni takime, por mos u bëni shumë selektiv! Në punë, sigurohuni që idetë tuaja të dëgjohen nga të tjerët.