Mund të jetë vendimi kyç për fatin e PD, nesër shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës statuti i Berishës

Mund të jetë vendimi kyç për fatin e PD, nesër shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës statuti i Berishës

Gjykata do të shqyrtojë nesër kërkesën e grupit të Berishës për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur prej tij më 11 Dhjetor.  Gjyqtari Agron Zhukri do ta shqyrtojë këtë kërkesë në orën 10.30. Ky mund të jetë një moment kyç për fatin e PD, pasi nëse gjykata njeh statutin e Berishës, do të zhbëhet statuti i Bashës dhe vendimet e marra në Kuvendin e mbledhur prej tij.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë. 

Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri