Mund të ketë grindje në dashuri sidomos nëse partneri juaj është i shenjës së Virgjëreshës...horoskopi për sot

Mund të ketë grindje në dashuri sidomos nëse partneri juaj është i shenjës së Virgjëreshës...horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Në kohët e fundit keni pasur një krizë të rëndë me partnerin tuaj andaj ka ardhur koha për ta falur dhe për të vazhduar jetën përpara, me kohën do të shërohen këto plagë. Në punë, një lajm i rëndësishëm është rrugës, veçanarisht për ata që duan të ndryshojnë karrierën e tyre.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Dita do të jetë e favorshme për beqarët e sidomos për çiftet. Me Vitin e Ri ka ardhur koha për të bërë plane të rëndësishme për të ardhmen, shembull të nisni një fëmijë, të bleni një shtëpi ose të ndryshoni punën tuaj.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Mund të ketë grindje në dashuri sidomos nëse partneri juaj është i shenjës së Virgjëreshës. Përdorni diplomacinë tuaj sepse nuk do ta keni lehtë. Jeni të aftë andaj përdorni aftësitë tuaja që lehtë ta gjeni ekuilibrin e duhur.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të Hënën do të keni shumë pasiguri në dashuri për t'u përballur me shpirtin tuaj binjak. Mos u kapni nga ankthi dhe stresi. Në punë nuk mungojnë problemet dhe vështirësitë, do të dëshironit të ndryshoni karrierën tuaj. Mos u dekurajoni. Së shpejti gjithçka do të funksionojë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Mund të keni disa vështirësi në dashuri nëse keni nisur së fundmi një lidhje të re. Në punë rezultatet nuk mungojnë, por lodhja do filloj të ndjehet. Mos mendoni vetëm për karrierën tuaj dhe mos lini pas dore të dashurit tuaj më të afërt, veçanarisht nëse keni një partner për një kohë të gjatë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Për shumë prej jush problemet në periudhën e fundit nuk kanë munguar. Edhe këtë fillim të javës mund të ketë diskutime dhe grindje. Mundohuni t'i kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur. Viti 2022 është një vit pozitiv në punë, më në fund do të arrini të realizoni projekte për të cilat jeni kujdesur prej kohësh.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Këtë të Hënë do të keni shumë trazira. Mos u merzisni shumë. Dëshirat tuaja janë në përputhje me realitetin dhe keni një ekuilibër të mirë jetësor në përgjithësi. Gjithçka që duhet është pak sport.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Mos u shqetësoni shumë për gjërat për të cilat nuk mund të bëni asgjë. Jini gati të të përfitoni nga jeta. Merrni frymë më thellë, do t'ju ndihmojë të gjeni qetësinë e nevojshme për ndryshimet që do të ndodhin këtë ditë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Gjithçka do të jetë mirë, përderisa askush nuk ju vjen duke qarë mbi supe! Duhet të jeni shumë të duruar. Mund të bëni lehtësisht dëme, kini kujdes që të mos bëni lëvizje të sikletshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Mirësia juaj do t'ju sjellë fat, do të ndiheni të dobishëm dhe favori do t'ju kthehet. Do të përfundoni duke bërë biseda shumë pozitive, të cilat do t'ju sjellin energjitë që dukej se ju mungonin.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Do të arrini të zgjidhni një konflikt me dikë rreth jush. Akti i faljes do t'ju duket më çlirues nga sa mendoni. Nervozizmi juaj ndaj mungesës së taktit të të tjerëve në fakt zbulon nyjen për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Do të ndiheni të frymëzuar për të arritur një ekuilibër më të madh në stilin e jetës tuaj. Një ndjenjë lodhjeje ju jep një të dhënë. Një mbrëmje e qetë do të ishte ideale, pushoni në privatësinë e shtëpisë tuaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë