Mundësi të reja dhe stabilitet në punë parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  13 deri në 19 Qershor) duke parashikuar një javë të mirë për të gjitha shenjat si në dashuri edhe ekonomi ndërsa tregoi shenjat më të favorizuara.

Vëmendje më tepër duhet të kenë shenja e Gaforres dhe e Akrepit, mos të nxitohen sepse nxitimi nuk është në të mirën e tyre.Ndërsa më të favorizuarat janë Binjakët dhe Shigjetarët.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Ndikimet janë favorite për cështje që lidhen me punën dhe karrierën por një cështje ligjore ka shtyrje por nuk ken ipse të shqetësoheni. Ndërsa në fushën sentimantale, pengesat apo gabimet që keni bërë në lidhje duket se i rregullon, do të stabilizohen sidomos lidhjet me Ujorë dhe Luan.

Demi- Është një moment tani që duhet të rishikoni, mund të keni një ngritje në detyrë por nuk do të jetë ashtu sic prisni. Ndërsa sa i përket lidhjeve, Peshk dhe Virgjëreshë është idealja dhe kanë ndikime pozitive. Stabilizmi ekonomik duket se është në ngritje.

Binjakët- Mundësi shumë të mira për shenjën tuaj. Për ju që merreni me llotari do të keni fat. Problemet me të shkuarën do të zgjidhen. Për cështjet shpirtërore duhet të keni kujdes pasi një lidhje e së shkuarës mund të kthehet dhe duket se e zgjidhni problemin. Lidhjet me Bricjap, Shigjetarë dhe Virgjëreshë janë ideale.

Gaforrja- Këtë javë duhet të tregoni vëmendje në çështjet ekonomiko-financiare. Ndërsa përsa I përket punës nuk keni pasur probleme dhe nuk do të keni sepse e dini se ku do të shkoni, Përsa I përket cështjeve shpirtërore lidhjet me Bricjap, Dash dhe Peshore duket se janë pozitive.

Luani- Periudhë shumë e mirë për ju, për ndryshime, lëvizje. Në anën financiare gjërat po shkojnë si duhet. Ndërsa në anën shpirtërore në një lidhje jeni ndjerë pak fajtorë por mirë është ta zgjidhni me njëri-tjetrin. Lidhjet me Dem dhe Ujorë janë ideale.  Muaji qershor ka filluar dobët në anën ekonomike por nuk do të ngeleni kështu. Është momenti për t’i stabilizuar gjërat si doni.

Virgjëresha- Në punë jeni shumë të përpiktë por nuk janë të tjerët. Lidhjet me Peshk, Binjakë, Shigjetarë kanë ndikim shumë pozitiv. Është periudhë shumë e mirë për stabilizime apo njohje por edhe për një punë që keni ose doni që të ndryshoni. Nga ana ekonomike do të keni disa supriza, hëna e plotë ju rikujton gjithcka doni në momentin e duhur.

Peshorja- Keni vuajtur shumë në fushën e dashurisë por jo më. Ndërsa përsa i përket punës do të keni disa ndryshime sidomos për ju të administratës shtetërore. Në anën ekonomiko-fianciarje do të keni përmirësime dhe një bollëk të madh.Një bashkim familjar mund të ndodh me shenjën e Dashit dhe Gaforres.

Akrepi- Duhet të jeni të vëmendshëm në fushën ekonomike. Ndërsa nëse do të keni një udhëtim urgjent do të jeni në gjendje ti përgjigjeni më së miri këtij udhëtimi. Në anën shpirtërore duhet të bëni pak kujdes me Binjakë ose Peshore sepse nxitoheni në fushën sentimentale.

Shigjetari- Në fushën ekonomiko-financiare është një mundësi shumë e mirë tani.Në cështjet shpirtërore jeni pak fajtorë sepse e lini pas dore.Lidhje idelale me shenjat e Peshkut, Binjak dhe me Virgjëreshë.

Bricjapi- Në lidhje me cështjet shpirtërore, një lidhje me Peshore, Dash dhe Gaforre është një moment pozitiv. Nëse keni pasur një shkëputje ka gjasa të ribashkoheni. Ana ekonomike as ka as mbarohet për ju.

Ujori- Duhet të keni vëmendjen këtë muaj, ka qenë I vështirë ndërsa është mirë që të bëni një vizitë për shëndetin sepse ndryshimet e stinës ju ndikojnë. Në ekonomi këtë javë bëni kujdes, sidomos të 10-ditëshit të dytë. Lidhjet me Luan dhe Akrep janë ideale.

Peshqit- Nëse keni bërë në mend që të bëni një blerje apo dhënie me qera të një banese tashmë është momenti. Problemet bankare që keni pasur  do të zgjidhen tani. Kujdes me Gaforren dhe Shigjetarë sepse mund të grindeni pa pasur shkak, jini më fleksibël në atë që doni të thoni. 

 

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara