TIRANË - Në kryeqytetin shqiptar është duke u mbajtur turneu ‘Muhamet Malo’ në mundje dhe Chermen Valiev i ka dhuruar Shqipërisë një medalje ari. Medalisti Olimpik ka treguar se jo më kot është në këto nivele dhe në tapet mposhti rivalin sllovak.
Valiev ka fituar në finalen e peshës deri në 74 kilogramë stili i lirë, me rezultatin 2-0 kundër sllovakut Salkazanov. Ndërkohë dita e parë e turneut “Muhamet Malo” është dominuar nga Irani, që ka marrë dy medalje të arta. Kjo në peshën deri në 57 kilogramë me Momenijouxhadei, që fitoi 5-2 me Beloliubskin.
Më pas dhe në peshën 65 kilogramë me Amozadkalilin, që mundi në finale 5-0 kazakistanasin Zhumashbek Uulu. Dy medalje të arta ka marrë dhe Japonia.

Turneu ‘Muhamet Malo’ është në edicionin e pestë dhe është ngritur në rangun botëror të ‘Ranking Series’, që vlen për klasifikimin e përgjithshëm në mundje dhe mbledh në Tiranë 700 mundës nga mbarë bota.
Moment nga finalja
Komente

