TIRANE - Aktualisht, vetëm 25% e shqiptarëve paguajnë sigurim shëndetësor, gjë, që e detyron shtetin ta subvencionojë këtë sektor me 300 milionë dollarë në vit, e barabartë me 9% të buxhetit. "I kam paguar rregullisht sigurimet, por ç'e do?!
Vetëm sot kam shpenzuar 25 euro për ilaçe, që m'i bleu gruaja në farmacitë jashtë", ankohet A. Dervishi, rroga e të cilit nuk i kalon 150 eurot në muaj. Ai është viktimë e këtij sistemi të mangët shëndetësor, sepse në qytetin e tij të lindjes kirurgët i dëmtuan zorrët, kur po i hiqnin apendisitin, që, sipas tij, e kishte të shëndoshë.
FINANCAT
Kompleksi spitalor “Nënë Tereza”, me 1.200 shtretër dhe 2.600 punonjës, u ka një borxh prej 17.5 milionë eurosh firmave farmaceutike. Ai ka një buxhet vjetor prej 24 milionë eurosh për të blerë ilaçe dhe materiale spitalore, në një kohë kur nevojat reale llogariten në 38 milionë euro.
Mungesa e medikamenteve nëpër spitale lidhet me procedurat e tejzgjatura të tenderimit dhe me administrimin e keq të këtyre qendrave, shpjegon Pëllumb Pipero, funksionar i lartë i ministrisë së Shëndetësisë. "Për fat të keq, drejtuesit e spitaleve janë militantë partish, që ndryshohen sa herë ka zgjedhje", thotë Pipero.
MUNGESAT
"Spitali është si një lopë, që duan ta mjelin të gjithë: partitë politike, mjekët, infermierët dhe deri pastrueset, të gjithë në kurriz të të sëmurëve", pohon kardiologu Arben Baboçi.
Ndërkaq, ata që kanë më shumë para u drejtohen klinikave moderne dhe spitaleve private, që bëjnë reklama me parrulla të mëdha, të vendosura nëpër rrugët e Tiranës, por që janë të paarritshme për shumicën e varfër të popullsisë.
"Të gjithë e dimë se mungojnë paratë, infrastruktura, aparaturat dhe laboratorët, por sfida më e madhe është si të rivendoset besimi i pacientëve tek mjeku", thotë Din Abazi, president i Urdhërit të Mjekut, i cili kërkon më shumë profesionalizëm tek bluzat e bardha.
KORRUPSIONI
Në Shqipëri, mjekët shihen si më të korruptuarit, pas gjykatësve, sipas një sondazhi të “Transparencës Ndërkombëtare”. Pavarësisht kësaj, njerëzit duket se janë mësuar me këtë fenomen, shton Abazi, pasi nuk është paraqitur asnjë denoncim për korrupsion ndaj mjekëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com