Mungesa e investimeve degraton
aksi Thumane Fushë-Krujë

Mungesa e investimeve degraton<br />aksi Thumane Fushë-Krujë
Aksi rrugor Thumanë –Fushë-Krujë që u shërben më shumë se 10 mijë banorëve prej vitesh është lënë në harresë. Mungesa e investimeve ka bërë ky segment të shkojë drejt degradimit dhe të kthehet në një dhimbje koke për banorët e veçanërisht për drejtuesit e mjeteve.

Problemi më i madh janë gropat në rrugë, të cilat në ditë me reshje kthehen në pellgje uji që e bëjnë këtë rrugë të pakalueshme, ndërsa pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë koment. 

Banorët të lodhur nga kjo situatë, kur shohin gazetarët nxitojnë të bëjnë apel për rikonstruksionin e kësaj rruge dhe nuk kursejnë akuzat për premtimet e pambajtura.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në rrugë të tjera të Krujës.

thumane rruga
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan