TIRANE - Mungesa e ndriçimit me orar të zgjatur në rrugën e “Kombit”, në këtë periudhë, kur fluksi i lëvizjes në të dy anët e autostradës arrin në mbi 5000 mjete në 24 orë, është bërë mjaftë shqetësuese jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për banorët e fshatrave që ndodhen pranë saj. Mungesa e ndriçimit është e pranishëm thuajse në të gjithë gjatësinë e autostradës nga tuneli në Morin.
Këtë e pohojnë edhe specialistët e drejtorisë rajonale të policisë rrugore. “Mungesa e ndriçimit veçanërisht në këtë periudhë kur fluksi i lëvizjes nuk ndalet as në orët e natës përbën një problem më vete që rrit pasojat negative dhe rrezikun e aksidenteve”, thotë Bilbil Selmani, specialist në policinë rajonale.
Edhe banorët e fshatrave pranë autostradës kanë kërkuar shpesh vendosjen e sinjalistikës së ndriçimit pasi jo rrallë punojnë në orët e natës në tokat bujqësore të mbjella, apo kanë banesat e fshatit në të dy anët e autostradës. Problemi është ngritur në vazhdimësi gjatë ndërtimit të autostradës, ndërsa deri tani ka patur vetëm premtime, pa i dhënë një zgjidhje problemit.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com