Mungesa e pasaportave shqiptare, Alban Bushi ndryshon listën e Kombëtares U-21

Mungesa e pasaportave shqiptare, Alban Bushi ndryshon listën e Kombëtares U-21

Kombëtarja U-21

Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut. Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli tre ditë më parë edhe listën me 23 emrat e lojtarëve të thirrur për këto dy sfida të rëndësishme, të cilët do t’i zhvillojnë përgatitjet e tyre në Stamboll të Turqisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë, Elmando Gjini dhe Rei Pecani, në mënyrë që trajneri Bushi të ketë në dispozicion një grup të plotë. Gjithashtu, bëhet me dije se me ekipin nuk do të udhëtojë mesfushori Leandro Frroku për shkak të një dëmtimi.

Tre prej futbollistëve të ekipit kombëtar U-21, Enis Asani, Arlind Rexhepi dhe Edon Pruti nuk janë pajisur ende me pasaporta shqiptare, çka mund të shtyjë edhe debutimin e tyre në radhët e Kombëtares U-21.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë