TIRANE- Mbi 30 pacientë, që shkojnë në QSUT për të kryer procesin e dializës, janë infektuar edhe me hepatit B. Sipas vetë pacientëve, që prej vitesh shkojnë të bëjnë pastrimin e gjakut në spital, proces pa të cilin atyre u rrezikohet jeta, ata kanë marrë edhe një tjetër virus që e bën më të vështirë kurimin e tyre.
“Kjo ka ndodhur pasi aparaturat nuk sterilizohen si duhet, u lihet më pak kohë se ajo që kanë nevojë për të vrarë këtë virus. Në jemi rreth 300 pacientë që bëjmë dializë, dhe 13% kanë marrë edhe hepatitin. Kjo pasi aparatura, ku secili prej nesh bën pastrimin e gjakut, pas përfundimit të procesit, nuk i lihet koha e duhur që të sterilizohet dhe kur futet pacienti tjetër virusi është gjallë dhe gjaku që futet në aparaturë merr edhe virusin me vete”, -kane thënë për ‘Shqiptarja.com’ pacientët e dializës.
Sipas tyre një tjetër problem i madh janë edhe medikamentet, për ët cilat ata kërkojnë të futen në listën e rimbursimit. “Deri tani ne kemi marrë Tenofovir, 300 ml i cili kushton 300 euro, por jo të gjithë kanë mundësi ta blejnë. Ne kemi parë plot pacientë që për shkak se kura s’është e mbuluar të kalojnë në cerozë dhe më pas të vdesin. Dhe kjo nuk është e drejtë, ne kërkojmë që medikamentet tona të jenë pjesë e listës së rimbursueshme” thonë më tej pacientët.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com