Sipas ministrisë në ditën e parë të shkollës që të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me të gjithë librat.
Zamira Gjini, drejtoreshë e arsimit parauniversitar është shprehur: "Tekstet shkollore janë për të gjithë nxënësit. Ato ndodhen në çdo mjedis si librari apo shkolla.
Tekstet e reja janë porositur që në muajin janar. Një pjesë e botuesve nuk kanë marrë pullën. Pulla do të jepet deri ditën e enjte".
Gjini ka shtuar se tekstet janë fizikisht, por mungon vetëm pulla dhe sipas saj kjo ka ndodhur për shkak të procedurave administrative. “Garantoj prindërit dhe nxënësit që ne ditën e parë të shkollës do të kenë librat”, ka thënë ajo.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com