Të gjendur përballë mungesës së një tregu, fermerët e fshatit Goriçaj në Lushnje janë detyruar që të flakin prodhimet e tyre bujqësore, kryesisht domaten dhe trangullin.
Ata ndihen të braktisur dhe të pamundur ekonomikisht të përballojnë tashmë mbjelljet e sezonit të ardhshëm, pasi sipas tyre çdo gjë që ata kishin investuar ka shkuar dëm. Ndërsa shtojnë se edhe për flakjen e tonelatave prodhime duhet të shpenzojnë, pasi duhen punëtorë.
"Në treg nuk shitet, shitet me arka, 1000 lekë ose 5000 lekë arka. Transporti i japin 500 lekë, s'ka leverdi fare, do e groposim ça do bëjmë.
"Po e flakim se nuk kemi ku e çojmë më. As pikat nuk po e marrin m, asgjë nuk po bëhet për ne. Unë kam 5 dynym serë, të vish ta shikosh për gjynah të Zotit.
"Çuni shkoi për të marrë kredi, ça do bëjmë do ushqejmë fëmijët", shprehen fermerët.
Goriçaj njihet ndryshe edhe si fshati i serave pasi në këtë zonë kultivohen mbi 60 hektarë në sera.
MOS I HIDHNI DOMATET ,,,por ndertoni nje punishte dhe bejini salce,,dhe specat I beni gogozhare dhe turshi,,,bejini turshi e salce,,,ose mbillni nje kulture tjeter,,psh ,,grure,,ose miser per lopet,,,ose luleshtrydhe,ose sherebele,,,,ka nje zgjidhje ,,mos u ngurtesoni vetem ne nje kulture...
PërgjigjuE para e punës mos përdorni hormone! Kështu rritni besueshmerinë.E dura shisni më lirë dhe paguani më shumë punëtorët.
Përgjigju