Mungesa e ujit, Basha përplaset
me banorët e Kodrës së Priftit

Mungesa e ujit, Basha përplaset<br />me banorët e Kodrës së Priftit
TIRANË – Bashkia e Tiranës deklaron se, në fillim të muajit maj, 35 mijë banorët e zonës së “Kodres së Priftit” do të furnizohen me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi i Tiranës. Me një investim prej 50 milionë lekësh ka nisur puna për ndërtimin e rrjtetit të shpërndarjes së ujit, me një gjatësi prej 15 km. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet që po kryhen në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësit.

“Ne sjellim një standart më të mirë jetese, sipas angazhimit tonë për një Tiranë ku punohet, jetohet dhe shijohet më mirë jeta dhe kjo fillon nga lagjet e qytetit, nga pragu i derës së çdo qytetari, në këtë rast nga pragu i derës së çdo banori të “Kodrës së Priftit”, tha Basha.
Pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ujësjellësit, Basha bëri të ditur se do të nisë puna për rikualifikimin urban të kësaj zone, që nga shtrimi i rrugëve, ndërtimi i trotuareve, ndriçimi, gjelbërimi etj. Paralelisht, sipas zotit Basha do të nisë puna edhe për rehabilitimin e kolektorit tek rruga “Dalip Topi”.

MUNGESA E UJIT TË PIJSHËM
Gjatë inspektimit të punimeve përgjate gjithë zonës së “Kodrës së Priftit”, qytetarët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm për shkak të punimeve. Kryebashkiakua tha se deri në datën 27 prill, kur përfundon edhe projekti do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pa kosto.
"Këto 32 familje, deri në datën 27 prill do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pa kosto dhe duke filluar nga data 27 prill do të rikthehem këtu personalisht, për të kontrolluar që në rubinetat e tyre rrjedh ujë i pijshëm nga sistemi i Ujësjellës – Kanalizimeve të Tiranës” , tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës

Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës