Mungesa e ujit të pijshëm në Durrës, UKD: Situatë e përkohshme, po punohet për riparimin e defektit në tubacionin kryesor

 Mungesa e ujit të pijshëm në Durrës, UKD: Situatë e përkohshme, po punohet për riparimin e defektit në tubacionin kryesor

Foto Ilustruese

Ujësjellës Kanalizime Durrës përmes një njoftimi për medien informon abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të defekteve që ka pësuar tubacioni kryesor. Ky është një problem shqetësues për banorët dhe njëkohësisht për pushuesit në këto ditë të nxehta vere.

Por UKD njofton se kjo situatë do të jetë e përkohshme, pasi aktualisht po punohet për riparimin e këtij defekti nga punonjësit e Ujësjellësit Durrës dhe kërkon gjithashtu mirëkuptimin nga ana e qytetarëve. 

UKD:

Ujesjellles Kanalizime Durres njofton abonentet se gjate dites se sotme dhe te neserme do te kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem per shkak te difekteve qe ka pesuar tubacioni kryesor 700 mm. Aktualisht eshte stakuar pompimi i ujit ne stacionin e Fushe Kuqes. Kater grupe te brigades se avarise kane filluar te riparojne 10 carje te tubacionit kryesor ne fshatrat: Dukagjin, Tarin, Lukje dhe Shkafane. UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkohshme. Faleminderit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim