Mungesë dokumentacioni dhe peshkim në zona të ndaluara, policia bllokon 2 mjete lundruese në Vlorë! Gjobitet pronari i skafit

Në prag të nisjes së sezonit turistik, duket se policia ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare për mjetet të cilat kanë mungesë dokumentacionesh. Së fundmi, dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia në Vlorë. Një mjet lundrues tip ‘skaf’ është bllokuar për mos regjistrim sipas procedurave ligjore dhe pronari i mjetit, i identifikuar si G.G është gjobitur me 20 mijë lekë të reja.

Gjithashtu është bllokuar edhe një mjet lundrimi që përdorej për peshkim pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.

Të 2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë