Ministria e Mjedisit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë “KURUM” në qarkun e Elbasanit për shkelje dhe mungesë dokumentacioni. Pas një monitorimi disa mujor të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Pyjeve është vendosur pezullimin e aktivitetin e "Shoqërisë Kurum international Sh.A".
Nisur nga shkeljet që janë vënë re gjatë inspektimit është vendosur gjithashtu një gjobë në masën e 1 milionë lekë të reja. Ministria e Mjedisit i ka lënë kompanisë afat deri në 20 maj 2015 për të plotësuar disa detyra.
“Masa e pezullimit ndaj kompanisë do të ndërpritet vetëm pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore nga ana e kompanisë si dhe pas vlerësimit që do të bëhet nga Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në përputhje me procedurat dhe me afatet ligjore”, ka deklaruar kryeinspektori Ergys Agasi.
"Kurum" duhet të dorëzojë në Ministrinë e Mjedisit këto dokumente:
1. Planin e përputhshmërisë sipas përcaktimeve në Shtojcën 10 të ligjit 10.448 datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar.
2. Planin e Menaxhimit të Mbetjeve ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve sasitë dhe cikli I trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar, në të cilin duhet të përfshihen edhe masat, afatet si dhe
investimet që duhet të kryhen nga ana e shoërisë për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti.
3. Planin e detajuar të monitorimit si pjesë e lejes mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
PDF/ Masat e marra nga ISHMP për KURUM">