Instituti për hulumtimin e tregut të punës (IAB) në Nuremberg thekson se kërkimi më i madh për punëtorë është në sektorin përpunues dhe në atë ndërtimor.
Ndërmarrjet ndërtimore gjermane aktualisht kërkojnë rreth 100 mijë punëtorë të profileve të ndryshme. Mungesa e ekspertëve vërehet pothuaj në të gjithë sektorët e profesionet më të kërkuara janë elektroteknikët, mekanikët, teknikët mjekësor, programuesit, inxhinierë nga të gjitha profilet si dhe zanatet tradicionale, teneqepunues, hidraulik.
Si rëndom, është kërkesë e madhe për personelin mjekësor e në kohë të fundit ka mungesë të madhe të shoferëve të autobusëve e të kamionëve.
Sindikata gjermane dhe punëdhënësit kohë më parë kanë arritur marrëveshjen për paga më të mëdha dhe për orar më të mirë të punës. Marrëveshja është arritur në fund të janarit e në fillim të shkurtit të këtij viti dhe ajo parasheh ngritje të pagës nga 4,3 për qind që nga 1 prilli.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com