Mungesë tregu! Panariti-Kosovës
 “Prodhimi bujqësor njohu rritje”

Mungesë tregu! Panariti-Kosovës<br /> “Prodhimi bujqësor njohu rritje”
TIRANE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit demokrat për Tiranën, në lidhje me tregun e prodhimeve bujqësore vendase.
 
Në një takim që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës zhvilloi në Pezë, gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës u ngrit shqetësimi i mungesës së tregut për prodhimet e kësaj zone. Pikërisht në lidhje me këtë shqetësim reagoi ministri Panariti i cili tha se asgjë nga deklaratat e Kosovës nuk është e vërtetë, përkundrazi sipas ministrit Panariti, fermerët i kanë shitur më shumë prodhimet bujqësore në krahasim me një vit më parë.
 
“Të ardhurat nga shitja e prodhimeve bujqësore janë rritur me 50% për domaten, 200% për kastravecin, 260% për sallatën, 300% për luleshtrydhen. Vëllimet e eksportit të prodhimeve bujqësore në tërësi janë rritur me mbi 15% se një vit me parë. Vetëm gjatë 2014, u ndërtuan 130 ha më shumë sera se një vit më parë. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka zbritur prej kohesh në Shishtavec, duke financuar me rreth 270.000 euro rikonstruksionin e kanalit vaditës si dhe ka përmbyllur kontratën e kultivimit dhe shitjes te patates së kësaj komune te kompania, kosovare” Peshtova” për ta eksportuar më pas në Vendet e Ulta si prodhim bio. Shtatë milion euro, do tu vihen në dispozicion fermerëve të zonave të varfëra malore në trajtën e granteve per zgjerim të fermave, agropërpunim dhe agroturizëm. Këto rezultate janë rrjedhojë e politikave të mirëorientuara të mbështetjes në prodhim, grumbullim dhe tregtim”, shprehet ministri Panariti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin