Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ishte i pranishëm në darkën e ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të PS dy ditë më parë me rastin e festave të fundvitit.
/Shqiptarja.com
Arsyet e mungesës së Tahirit lidhen me përjashtimin e nga grupi parlamentar socialist me vendim të kryetarit të PS, Edi Rama deri në zbardhjen e akuzave në ngarkim të tij për trafik droge me grupin "Habilaj". 
(Tahiri në festë me FRESSH)
Por, pas tërheqjes së pasaportës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ditën e djeshme, Tahiri ka vendosur të festojë. Ai i është përgjigjur ftesës së FRESSH për të festuar me ta dhe ka qëndruar për disa orë në shoqërinë e të rinjve socialistë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










