TIRANE- Mungesa e deputetëve nuk duket vetëm në komisionet parlamentare, por edhe në seancat plenare të së enjtes. Zgjatja e punimeve parlamentare për orë të tëra, bën që të shohim sallën thuajse bosh, sidomos pas mesditës. Megjithëkëtë, ka deputetë që nuk marrim fare pjesë në seancë, përkundër atyre që vijnë në sallë dhe shkëputen gjatë punimeve. Kjo e ka detyruar kryetarin e kuvendit, Ilir Meta të zbatojë ligjin dhe të mos i paguajë ata për seancat që mungojnë. Kështu, 16 prej ligjvënësve tanë u është rrudhur paga mujore, duke marrë vetëm për ato seanca në të cilat kanë marrë pjesë.
Edhe pse nuk ka ndonjë arsye të qenësishme për të munguar, deputeti më pak i paguar për muajin shtator, është Dashamir Tahiri.
/Shqiptarja.com
Edhe pse nuk ka ndonjë arsye të qenësishme për të munguar, deputeti më pak i paguar për muajin shtator, është Dashamir Tahiri.





