Mungojnë deputetët, dështon votimi
 i amnistisë së ndërtimeve pa leje 

Mungojnë deputetët, dështon votimi<br /> i amnistisë së ndërtimeve pa leje 
TIRANE- Edhe pse si rrallë herë mazhoranca dhe opozita janë dakord që të amnistohet vepra penale e ndërtimit të paligjshëm për disa kategori, votimi i këtij ligji u shty për herë të tretë. Amnistia kërkon 84 vota, por pak më parë fushata, e tashmë moti i nxehtë e periudha e pushimeve, i pengon parlamentarët  të grupohen 84 së bashku për votimin e kësaj amnistie. Tre deputetë nga mazhoranca dhe opozita paraqitën në Kuvend një nismë ligjore për të ndryshuar ligjin e amnistisë.

Deputetët propozuan që të amnistohen edhe ata persona që janë të dënuar apo në ndjekje penale për veprën e ndërtimit pa leje në tokën e tjetrit dhe atë shtet. Këto propozime u pranuan edhe nga komisionet parlamentare, por kanë ngecur në votimin përfundimtar.

Të gjithë ata shtetas që kanë ndërtuar pa leje deri më 10 prill të vitit të kaluar dhe që, ose janë dënuar për këtë vepër penale, ose janë në ndjekje penale për këtë gjë, do të amnistohen. Kjo gjithmonë nëse Kuvendi i Shqipërisë do të mund të votojë dy amendamente në ligjin e miratuar vjet “Për dhënie amnistie”. Këto dy amendamente, janë paraqitur nga 3 deputetë, që në kohën e depozitimit i përkisnin: dy të opozitës, Nard Ndoka dhe Kozma Dashi, si dhe deputetja e mazhorancës, Miranda Rira.

Më konkretisht, projektligji parashikon dhënien e amnistisë për të gjithë të dënuarit për ndërtim të paligjshëm në tokën e tjetrit dhe atë shtet. Ndërkohë që propozohet që në nenin 5 të ligjit nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të ndërtimit të paligjshëm parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, në rastet kur vepra penale në fjalë është kryer jo më vonë se data 10 prill 2014.

Sërish propozohet amnistia për të gjithë ata që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit dhe në tokë shtet, por që janë ende në proces hetimi. Sipas propozuesve, ligji i amnistisë i vitit të shkuar ka parashikuar amnistinë vetëm për ata që kanë ndërtuar pa leje në tokën e tyre, dhe ka përjashtuar ata që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit.

Sipas tyre, kjo gjë nuk ka sens përsa kohë vetë ligji i legalizimeve ndërtimet e kryera të të gjitha kategorive i legalizon, ndërkohë që ndërtuesit në rastin e parë i amniston, ndërsa të dytët nuk i amniston. “Dallimi/diferencimi që bën ligji për dhënie amnistie përsa i përket ndërtimit të paligjshëm, vjen në kontradiktë me trajtimin uniform/joselektiv që i bën kësaj çështjeje ligji për legalizimet. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)