Mungojnë profesionistët, Ministria e Financave: Problematik turizmi! Arsimi profesional, alternativa më e mirë

Biznesi në Shqipëri po përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Për këtë arsye institucionet shtetërore po kërkojnë vazhdimisht që të rinjtë t’i drejtohen arsimit profesional.

Nga shkolla profesionale teknologjike “Hamdi Bushati” në Shkodër, ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se nga marsi deri në maj do të punohet për të furnizuar me punonjës sektorin turistik, që ka edhe kërkesën më të lartë për staf në këtë periudhë.

“Ka shumë subjekte që kanë mungesë të forcës së punës, sidomos në sektorin e turizmit dhe të forcës së punës së kualifikuar. Ne do të synojmë që të rrisim numrin e nxënësve në shkollat profesionale me drejtim turizmin pasi kërkesa sot është kjo. Nga fillimi i muajit mars deri në fund të muajit maj, si parapërgatitje për sezonin turistik do të shkojmë në çdo bashki, do të takojmë operatorët turistik do të marrim kërkesat e tyre për punë dhe nëpërmjet zyrave të punës do t’ju ofrojmë kapacitetet e punëkërkuesve të papunë por edhe nëpërmjet studentëve të shkollave profesionale.  Po ashtu kemi nisur një bashkëpunim edhe me universitetet në të gjithë vendin dhe studentë të diplomuar do ti ofrohen sektorit të turizmit për të përmbushur të gjithë nevojat”, tha Ibrahimaj.

Ministrja tha po ashtu se të rinjtë që i drejtohen arsimit profesional, janë një hap para në tregun e punës, teksa shtoi se numri i studentëve që kanë zgjedhur këtë drejtim studimi është në rritje.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump