Një kompani private shqiptare ka punësuar në Gjirokastër një inxhiner teknolog nga Polonia dhe një mercolog nga Greqia, për shkak se në qytetin e gurtë ka mungesa për specialistë të tillë vendas.

Njëkohësisht tre firma të tjera të përpunimit të gurit kanë punësuar, shtetas grekë dhe italianë.

Mësohet se gjithsej bëhet fjalë për 7 të punësuar të huaj në sektorin privat, në profesione të specializuara.

Tre specialistë grekë janë punësuar vetëm nëpër fabrikat e përpunimit të qumështit.