BERAT- Kërkesat për gjak tek fëmijët talasemikë dhe në Berat vazhdojnë të jenë të mëdha, pasi në Bankën e Dhurimit të Gjakut dhurojnë vetëm familjarët.
Kjo ka bërë që Dega e Kryqit të Kuq në Berat sëbashku me disa prej departamenteve të degës së Partisë Demokratike të zhvillojë një fushatë dhurimi gjaku, e cila mësohet se do të vijojë dhe në ditët në vijim.
Falë këtij bashkëpunimi Departamentet e Shëndetsisë, Punësimit dhe Çështjeve Sociale dhe Rinisë iu bashkuan thirrjes për të dhuruar gjak, në ndihmë të këtyre fëmijëve.
Kanë qënë 10 anëtarët e këtyre departameteneve të cilët dhuruan gjak të parët, ndërsa fushata do të vijojë dhe në ditët në vijim.
Ilva Çipi, sekretare e degës së kryqit të Kuq, bën me dije se nevojat për gjak po rriten dita ditës dhe Kyqi i Kuq dhurimin e gjakut do të ketë në prioritetet e nismave të tij.
Ndërsa, mjeku transfuziolog, Irfan Dyli u shpreh se nëpërmjet dhurimit të gjakut shpëtojmë një jetë dhe nëpërmjet këtij mesazhi i drejtohemi të gjithëve duke thënë se dhurimi është një akt human, nuk krijon probleme për dhuruesin, përkundrazi kontrollon dhe shëndetin e tij nëpërmjet një sërë analizash që kryen.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com