Mungon kryetari i parlamentit
Meta, seanca vijon e qetë     

Mungon kryetari i parlamentit<br />Meta, seanca vijon e qetë 

 

 
Mungesa e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, bëri që seance e kësaj jave në parlament të ishte e qetë dhe pa debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita mori pjesë në hapjen e punimeve, ku në emër të grupit parlamentar foli deputeti Eduard Halimi, për të cilin zgjidhja e vetme për këtë situatë është largimi I Ilir Metës. 

Por akuzave të Halimit ju përgjigj deputeti tjetër socialist Taulant Balla, sipas të cilit partia demokratike nuk mund të bëj moral, pasi dy kryetarët e saj Berisha dhe Basha, janë përgjegjës për shumë vepra kriminale, që fillojnë nga 21 janari e deri të vjedhja rrugës së kombit.

Gjatë fjalës së tij Balla denoncoi edhe urdhërin që ka dhënë kryetari I bashkisë Basha, ndaj gjithë drejtorëve dhe edukatorëve të shkollave, çka sipas Ballës, ka sjellë reagimin e ashpër të prindërve që nuk çuan dot fëmijët në çerdhe e kopshte.

Nuk vonoi reagimi I Bashkisë Elbasan, ku në një deklaratë për mediat sqarohet se, se të gjitha çerdhet sot kanë funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër.

Dhe akuzat që vijnë nga partia socialiste janë mashtrime.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat