TIRANE – Gjykata Kushtetuese shtyu për më 26 Qershor shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në lidhje me procedurat e ndjekura nga Kuvendi për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka. Shkak për shtyrjen e seancës, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, u bë mungesa e përfaqësuesve të Kuvendit.
 
Duke e cilësuar një taktikë bllokuese të Kuvendit, si palë e paditur në këtë process, Bylykbashi tha se senca në Kushtetuese nuk u zhvillua dot këtë të martë për shkak se zyrtari i caktuar në ndjekjen e çështjed si dhe sekretarja e përgjithshme ishin me shërbim.
 
“Ne ishim të gatshëm, kuvendi vendosi t’i shmanget përballjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Bylykbashi, ndërsa solli në vëmendjen nisjen e përplasjeve mazhorancë-opozitë për kreun e ILDKP.
 
“Me ngritjen e një grupi të paligjshëm kontrolli që konklludoi në një raport që nuk i miratua kurrë. Kërkuan shkarkimin dhe lirimin, komisioni i Ligjeve shkeli cdo lloj procedure, pa  garantuar atë që rregullorja përcakton, e gjitha në një hark kohor të shkurtër…Ne kërkojmë që seanca plenare e thirrur në shkelje të procedurës të shpallet e pavlefshme, cdo gjë që është prodhuar nga ajo seancë është e pavlefshme”, u shpreh Bylykbashi.
 
Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese votimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin nga posti i kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive të Zana Xhukës me kërkesën për ta shpallur të paflefshëm këtë votim. Bashkë me ankimimin e PD-së, në kushtetuese është depozituar edhe padia e Presidentit Nishani, i cili pretendon se Kuvendi i ka marrë kompetencat. 

kushtetusja
(Në foto: Ankimimi i PD për Xhukën)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)