Muntaz Dhrami: Basha s’e mbajti 
premtimin për Lasgush Poradecin

Muntaz Dhrami: Basha s’e mbajti <br />premtimin për Lasgush Poradecin
TIRANE- Ndërsa i ka duart ende me baltë, i kërkoj ndjesë Muntaz Dhramit që i ndërpreva aktin e krijimit. Ishte pasdite gushti, kohë ku njerëzia pushojnë për të larguar të nxehtin e madh, por skulptori i njohur dukej s’e e kishte me ngut. Nuk ishte aspak çasti i duhur për praninë e ndokujt aty, por ngaqë ai nuk pranonte të intervistohej, m’u desh t’i shkoja në studio. Për fat më bëri të ndihesha komode me vizitën time të papritur. Mbase më shumë prej nevojës së tij për të medituar paksa mbi veprat, sepse siç më tha gazetarët “nuk i ka aspak me qejf”.

Endem me kujdes rrotull për të mos e bezdisur. Shoh një bocet të këngëtares së madhe Vaçe Zela, që qëndron e ulur, duke i rënë kitarës. Të duket sikur të thotë duke kënduar “Mirëseeevjen!”. Boceti është i përfunduar nga skulptori Muntaz Dhrami, ndërsa për habi autorin e gjej këtë herë duke latuar një portret po të Vaçe Zelës.

Më tej shquhet një bocet i Lasgush Poradecit i përfunduar prej kohësh, i nisur për t’u vendosur në shëtitoren e Liqenit Artificial të Tiranës. Ishte premtim i ish kryebashkiakut Lulëzim Basha, por që s’e mbajti. Skulptorit i tha se “nuk kemi para”. Lasgushi në bocet duket i ngrohtë e dialogues, ashtu duket edhe Vaçe Zela. Është meritë e mjeshtrit që bën të të duket sikur dëgjon këngë e poezi në “lëkurën” e personazheve të veprave të tij. Bisedoj me të:
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari