Që Monumentin e demokracisë në Kavajë s’e ka parë dhe skulptori i popullit Muntaz Dhrami, të bënë të dyshosh në vlerat e tij.

Skulptori Dhrami nuk ka ditur çfarë të thotë për monumentin e dy gishtave në Kavajë, por ai reagon në një mënyrë të alegorike për vlerat e tij, duke aluduar se bërja e monumenteve historike nuk ka pasur gjatë gjithë viteve të fundit asnjë kriter përzgjedhës artistik.

“Nuk jap intervista tani, monumenti ka kohë që është bërë dhe nuk është kujtuar njeri për vlerat e tij. Pse kujtoheni tani për të.

Ju pyesni a ka vlera artistike, po pse nuk pyesni specialistët e Galerisë Kombëtare”, flet Dhrami me ironi, duke shtuar se “Një monument i tillë është i shëmtuar, por më i shëmtuar është monumenti e 100-vjetorit të pavarësisë që u bë tani.