Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Jo vetëm në libra e kujtime, por tani Ismail Kadare do jetë i përjetësuar si portret edhe me anë të një muraleje në Tiranë. Piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco, i cili është autori edhe i murales së famshme të Messit në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’, është autori i kësaj muraleje që është pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë.

“U bind me thënë të drejtën duke parë personalitetin e jashtëzakonshëm të Ismail Kadaresë dhe ndarjen e tij nga jeta. E studioj për dy muaj dhe na prezantoi një projekt. Jam i bindur që do jetë një portret i jashtëzakonshëm sepse sot për sot ky artist është një portretistët muralist më të mirë dhe më të famshëm të botës,”-u shpreh Helidon Haliti, kurator i projektit.

Muraleja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në një prej pallateve të bulevardit të ri, ose zonës së njohur ndryshe si ish-stacioni i trenit, pritet të shndërrohet edhe në një atraksion turistik.

“Ky kënd këtu është më nga interesantët e Tiranës, ka shumë kujtime stacioni i trenit i vjetri, do bëhet atraksion absolut turistik ku do e shijojnë jo vetëm vendasit por edhe turistët me ndihmën e medias dhe të tuajin,”-tha Helidon Haliti, kurator i projektit.

Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, ndërsa prej 4 vitësh kurohet nga piktori Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani