TIRANE- Dje në emisionin Opinion në TV Klan u diskutua çështja e paradës së komunitetit LGBT. Debatet e ashpra në panelin që ishte zhvendosur tre me tre, kaloi në situata ekstreme, kur përfaqësuesi i Legalitetit, Murat Basha, deklaroi në emision se do t'i fuste plumbin ballit edhe djalit të tij, nëse do të merrte vesh që ishte homoseksual. Ja disa nga debatet e djeshme.

Murat Basha: Unë djalit tim do i fusja plumbin ballit po të ishte gay. Homoseksualizmi është sëmundje. Ai që është i tillë, le ta bëjë ku të dojë dhe ku të ketë kokrrën e qefit. Nuk kiemi 200 vjet demokraci si amerikanët. Mentaliteti jonë patriarkal. Duhet të shkëputemi, se nuk shkëputemi dot kaq shpejt. Ky do dhjetra vjet. Mos na i trembni kalamanjtë. Na i c edukoni. Nuk mund të edikojmë kalamanjtë me gay dhe lesbike.

Arjan Çani: Ky vend nuk reagon pro kësaj. Vetëm se me kalimin e kohës, në shumë shtete ka një debat të tillë. Këta eksizstojnë. Kalamanjtë këta nuk e dinë që ka gay dhe lesbike vërdallë. Është më mirë kur këta shfaqen dhe njerëzsit i shohin apo të ngelet mister në mendjet e kalamajve tanë. unë them fenomene të tilla nuk duhet të ndalohen por të shfaqen lirshëm sepse shtyhet kurioziteti i pjesës tjetër që të kuptohen. Më mirë ti lëmë gjërat e lira sesa ti mbyllim.
Unë ndryshe nga Murati nuk do e vras fëmijën tim nëse do të ketë një gjë të tillë. Mund të mërzitem, por do e shoh dhe do kujdesem për të kundërtën. Jeta është e padrejtë, duhet të mësojmë nga këto gjëra.

Delina Fico: Në jetën publike e administrojnë ligjet e vendit në fuqi dhe ligjet e Shqipërisë e denojnë seksin në publik dhe shfaqjen lakuriq në ambiente publike. Këto biseda s'kanë të bëjnë fare me komunitetin LTGB. Këta njerëz janë pjesë e komunitetit, janë njerëz që kanë në fusha tëndryshme. Pse duhet ti diskriminojmë në një pjesë të komunitetit të tyre. Të gjithë njerëzit që janë kundër më vjen keq, por e lejon kushtetura dhe konventa evropiane.

Murat Basha: Dhe ne që duam vlerat e familjes, atë ditë do të dalim në paradë.

Delina Fico: Po jo atë ditë ama.
(sg/shqiptarja.com)