Muri do ndalojë drogën? DEA
nxjerr bllof presidentin Trump

Muri do ndalojë drogën? DEA<br />nxjerr bllof presidentin Trump
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se muri që planifikon të ngrejë në kufirin SHBA-Meksikë do të ndihmojë në ndalimin e trafikut të drogës drejt Amerikës.

Por, një raport i agjencisë DEA, thotë se drogërat në Shtetet e Bashkuara kryesisht mbërrijnë në rrugë ajrore, detare, apo të fshehura në automjete.

Raporti prej 24 faqesh i përgatitur nga agjencia e luftës kundër drogës konstaton se drogërat që vijnë nga Meksika shpesh herë hyjnë përmes kufirit jug-perëndimor, por të fshehura në automjete pune, si traktorët.

Për më tepër, vijon raporti, drogërat që vijnë nga Kolumbia transportohen kryesisht me avionë dhe varka.

“Organizatat kriminale ndërkombëtare zakonisht dërgojnë sasi të konsiderueshme droge për në Amerikën Veriore përmes ishujve Bahamas, ose Jugut të Floridës, duke përdorur një shumëllojshmëri mjetesh lundruese që përfshijnë varka të shpejta, peshkimi, jahte dhe madje anije tregtare”, thotë raporti i DEA-s.

Në disa raste, grupet e trafikantëve në Republikën Domenikane e transportojnë kokainën në Haiti, për të dërguar më pas ngarkesën në Shtetet e Bashkuara përmes ishujve Bahamas, ose korridorit të Jugut të Floridës, në rrugë detare dhe tokësore.

Në një konferencë shtypi ditën e hënë, presidenti Trump rikthehu në vëmendje murin që ka premtuar se do të ngrejë përgjatë kufirit me Meksikën. “Droga po vërshon në nivele që askush s’i ka parë më parë. Ne do të mund ta ndalim sapo të jetë ngritur muri”, tha Trump./top-channel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)