Muri me Meksikën, zhduket faqja e
Shtëpisë së Bardhë në spanjisht

Muri me Meksikën, zhduket faqja e<br />Shtëpisë së Bardhë në spanjisht
SHBA- Presidenti Trump prej dy ditësh është në krye të SHBA dhe një nga viktimat e parë të administratës së tij është pikërisht siti i Shtëpisë së Bardhë në gjuhën spanjolle.

Nëse klikon në faqen www.whitehouse.gov/espanol do të shohësh edhe përgjigje:  “Na vjen keq por faqja që kërkoni nuk gjendet”.

Kujtojmë se kjo faqe u hap pak kohë pasi Obama erdhi në pushtet. Të njëjtin fat në fakt kishte edhe llogaria në rrjetet sociale tëitter dhe facebook, Casa Blanca sic njihet në gjuhën spanjolle nuk ekziston, por ka mbetur vetëm në gjuhën angleze White House.

Një veprim i tillë është parë si një shuplakë ndaj komunitetit ispanik, minoriteti më i madh në SHBA. Dhe për herë të parë në kabinetin e presidentit nuk ka një përfaqësues latin.  Për më tepër Trump nuk ka nominuar ende një zëdhënës i cili  do të merret me komunikimin në spanjisht, një figurë kjo prezente gjatë epokës Obama.

Për më tepër veprimi i administratës Trump  ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale.

“Trump përbuz komunitetin ispanik” ka shkruar në tëitter Susana Diaz Pacheco president e Andaluzië. Ndërsa të tjerët ironikisht kanë shkruar: “ Komplimente të gjithë ispanikëve që kanë votuar Trump”.

Gjatë të gjithë fushatës elektorale Trump është shprehur i bindur se do të ndërtojë një mur me Meksikën për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve ilegalë. Por edhe gjatë fjalimit të tij ai u shpreh i bindur se do të mbroj kufijtë dhe për të amerikanët do të jenë të parët. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot