Muri me Meksikën,Trump lë jashtë
buxhetit fondet për ndërtimin e tij

Muri me Meksikën,Trump lë jashtë<br />buxhetit fondet për ndërtimin e tij
Një nga çështjet të cilat presidenti i SHBA trumbetoi gjatë fushatës presidenciale ishin pikërisht emigrantët ilegalë dhe kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë nisi të ndërmarrë disa nisma por edhe të largohet paksa nga premtimet.

Këtë herë një gjykatë federale në San Francisco ka bllokuar dekretin ku manjati dëshironte që t’u shkurtonte fonde qyteteve të cilat mirëpresin dhe mbrojnë emigrantët.

“Ligji mbi emigracionin nuk ndalet” bëri me dije departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ndërsa vetë Trump e cilësoi një tjetër ndalesë gjyqësore, pasi vetëm pak kohë më parë u bllokua edhe vendimi i cili nuk lejonte që shtetas që vinin nga 6 vende me shumicë muslimane të hynin në SHBA.

Ndër shtetet që presin emigrantët janë metropolet si New York dhe Los Angeles të cilave administrata Trump ka kërcënuar se do t’u shkurtojë  buxhetin nëse nuk bashkëpunojnë me autoritetet në çështjen e emigrantëve ilegalë.

Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër shprehet se prêt që Departamenti i Drejtësisë të apelojë këtë vendim.

Sa i përket murit me Meksikën mesa duket manjati do të heqë dorë nga planet për të gjetur paratë për ndërtimin e murit me të cilin synon të ndalojë emigrantët ilegalë.

Në buxhetin e shtetit nuk është përfshirë as një zë për ndërtimin e tij.

Këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway, e bëri të qartë se financimi i murit do të mbetej jashtë buxhetit që duhet kaluar të premten. Manjati më parë është shprehur se do të jetë Meksika ajo që do të paguajë për murin.

Madje në një postim në twitter ai u shpreh se projekti nuk do të ndalet.

’Mos u gënjeni nga mediat e rreme se kam ndryshuar mendjen mbi murin. Do të ndërtohet dhe do të ndalojë drogën dhe trafifikin e qënieve njerëzore’ shprehet Trump.

Por qeveria meksikane e ka bërë të qartë se nuk do të japë asnjë cent për këtë qëllim. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë