SHKODËR- Sekustrohen 24 kg e 150 gr kanabis në pikën kufitare të Muriqanit, arrestohet një 55-vjeçar.
 
Pas kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij tip "Benz" me targa AA 639 NO policia ka arrestuar Islam Binjakun, banues në Tiranë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Droga e sekuestruar nga policia  ishte mbështjellë në 28 pako me peshë 24 kg e 150 gr.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

droga shkoder

droga shkoder

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com