Dyshohet se agjencia kosovare me të cilën ata po udhëtonin, do t’i dërgonte shqiptarët për të azil.
I gjithë dyshimi i policisë ka lindur pas kontrollit të dokumenteve të pritjeve në shtetin gjerman, i cili ishte i njëjtë për të gjithë.
Nga ana tjetër dyshohet se agjencia kosovare u merrte nga 130 euro shtetasve kosovarë për udhëtimin e tyre për në Gjermani, të cilat justifikoheshin me faktin e rrugës së gjatë dhe vështirësive në kalimet e pikave kufitare meqënëse të gjithë udhëtarët ishin pajisur me dokumente të njëjta.
Policia e Shkodrës ka zgjeruar hetimet për të përcaktuar organizatorët e këtij rrjeti.
Redaksia online
(mm/sg/shqiptarja.com)
